Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, April 11, 2020

Rama 1 muaj overdozë Facebook: 407 postime, 47 orë video, 2634 minuta LIVE!

Nga Isa Myzyraj

Që nga data 9 mars 2020 ditën kur në vendin tonë u zyrtarizuan rastet e para të koronavirusit, kreu i qeverisë, Kryeministri Edi Rama e ka përdorur facebookun e tijdhe televizionin e tij On Line, ERTV si një mjet informimi, propaganda, konferencash (pa media) komunikim me qytetarët, vend ku jepen vendime të qeverië, publikim urdhërash, vendimesh dhe video humoristike, urime, dhe duhet theksuar që ka qenë burimi i parë i informacionit dhe vendi i parë ku jepen deklaratat për gjithҫka që lidhet me koronavirusin, që nga numri i të infektuarve, shëruarve dhe situatën në vend në tërësi.
Më konkretisht, në një muaj në facebookun e Tij kryeministri Rama ka publikuar:

407 postime me një normë ditore 13 postime në 24 orë.

2830 minuta video, afërsisht 47 orë nga këto
2634 minuta LIVE.

Dhe 146 minuta video të tjera.



Në facebookun e kryeministrit kanë munguar që nga dita e parë, konferencat për media, asnjë gazetar nuk është lejuar të bëjë pyetje për situatën në vend (Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një munër kontakti ku gazetarët mund të dërgojnë pyetje, por kjo nuk mund të quhet një konferencë për media, pasi gazetari nuk është present për ta dëgjuar pyetjen, dhe nuk është present për të kundërshtuar ose bërë një pyetje të dytë)

Është ndaluar tërësisht komunikimi zyrtar me gazetarët, përjashto rastet kur Kryeministri është lidhur me studio televizive dhe është pyetur nga drejtues emisionesh dhe persona që kanë qenë në lidhje paralele.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot