Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, April 13, 2020

Historia e trishtë e nënës nga Librazhdi që humbi dy fëmijë


Sote Ozuni e cila ka sjellë në jetë 8 fëmijë, nga martesa të ndryshme, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën, ka treguar në mikrofonin e Fax News kalvarin e vuajtjeve të saj.

Pak javë pasi i vdiq vajza 2 vjeçare, të cilën e gjeti të pajetë në shtëpi, pasi kishte dalë për ti blerë ushqim, Ozuni është tashmë e frikësuar se mos shërbimi social i merr fëmijët e tjerë.

Nga 6 fëmijët që i kanë mbetur gjallë, një prej djemve, që nuk ka më shumë se 15 vite e ka në bu-rgun e të mituve në Kavajë, ku është duke vuajtur një dënim.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet që ka me fëmijët e saj, dhe me partnerët, Ozunit i janë shfaqur vështirësi dhe me pronësinë e banesës, të cilën e ka blerë, por tashmë nuk mund ta kalojë në emrin e saj.

Sote Ozunit për Fax Web: Kam jetuar për 7 vite në Greqi, më pas u ktheva në shqipëri se nuk kisha njeri se kush më ndihmonte atje. Ketu u lidha me një person nga Elbasani, me të cilën bashkëjetova për disa vite në Librazhd edhe kam dy çuna me të.

Fëmijët gjithmonë mi përzinte nga shtëpia, ju thoshte që të dilnin jashtë dhe të luanin. Para një viti humba vajzën 4 vjeçe. Vajza ime doli përjashta dhe ma shtypi makina që drejtoheshe nga cuni Çim Biçakut tek unaza e poshtme e qytetit.

Kur isha në Greqi, personi që bashkëjetoja tentoi të më shiste kalamajtë, të dyja gocat . Ai vetë ishte i martuar këtu në shqipëri dhe kishte dy kalamajë. U detyrova të vija në dijeni pronarin, ku i thash që Vangjeli kërkon të më shesi kalamajtë tek një individ Grek që vinte nga Athina që të fitonte lekë. Pastaj pronari Grek më ndihmoi duke më akomoduar në një kishe në Thërn të Selanikut.

“Njëri prej bashkëjetuesve më ka tërhequr me kavon e makinës, më thotë se kur të dalë nga burgu do të më vrasë, skam ku të shkoj, këta e kapnin në darkë, ditën ma sillnin te shtëpia. Ai vinte aty pastaj dhe më kërcënonte prapë”, thotë më tej Ozuni.

‘’Tani jam me kalamajtë e mi, as mi rreh dhe as mi torturon njeri, Ditën kur më vdiq vajza kam qenë në shtëpi, e lava e vura në gjumë, kam dalë nga shtëpia për të blerë qumësht. Kur u ktheva e gjeta vajzën duke i mbajtur sytë përpjetë, lajmëruam ambulancën, kur shkuam te spitali, pastaj vdiq”, shprehet Ozuni, ndërsa dyshon se fajtore për vdekjen e saj është vaksina që kishte bërë disa ditë më parë.

“Po pres që të më vijë ekspertiza, unë mendoj se e ka ose nga vaksina ose nga qumështi. Bashkia më ka sjellë një stufë dhe një furnellë, më ka dhënë dhe ushqime, asnjë gjë tjetër. Unë kam nevoja që të mbaj fëmijët, por nuk jam sakate, nuk dua që të mi marrin”, thotë më tej Ozuni.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot