Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, March 28, 2020

Fshatarët duan bukë, o Nuri Belba! Zgjohu edhe ndihmoji është detyra jote!

Editorial i Telegraf Albania 

Dikush më pyeti ore si jetojnë ata banorët në Rrajcën e madhe, apo në fshatrat që janë të izoluar? I thash që janë njerëz punëtor ata nuk besoj se janë duke vuajtur, me gjithë optimizëm I thash që ata kanë punuar gjatë muajve më parë për të shtyrë dimirin. 

Por në fakt u gabova, e dini çfarë? Nuk dua të publikoj foto edhe video edhe pse do të doja shumë t’i shikonit gjendjen e mjerueshme. Por ne jemi këtu se nuk flasim edhe mbi të gjitha kemi shumë pordh. 

Një familje diku aty në mes të fshatit Rrajcë, e cila më shkruan që po kalon orë tmerri, fëmijët nuk kanë të hanë, asaj I vjen turp të kërkoj para borxh, burri ka ngecur në Greqi pa letra, vetë ajo punonte punë fshati. E kështu, puna ngeli ne dorën e fatit qe nuk ekziston. 
E dimë që peshën më të madhe tani, edhe me të drejtë I ka rënë Edi Ramës, mirëpo kryetari i bashkisë Prrenjas çfarë bën xhanëm? Po të paktën të flasi me një video ta dimë që është gjallë, se për dreq koronavirusi kap më shumë edhe moshën e tij.  
E nejse, se nuk kam asgjë me të, Nuriu si person është shumë i rrespektueshëm, mirëpo kur të vë përpara Torolant Balla, edhe ndodh që të bëhesh i keq. 

Për të mos u zgjatur, se e di qe nuk keni as nerva, kjo familja qe thoni ju, më tha që bej një mesazh për stafin e bashkisë meqenëse janë karantinuar edhe kanë ç’të hanë e ç’të pinë. 

Njerëzit në fshatra janë shumë të varfër, këtë Kryetari Belba e di më mirë se unë apo se vetë ai. Ai duhet të dali nga gjumi dimëror sepse iku edhe erdhi vera, njerëzit kanë nevojë për të edhe pse ne nuk e japim vetën se kjo krenaria jonë më mirë të vdesin se ti shtrijmë dorën dikujt. 

Ajo që dua të them është se Bashkia ka për detyrë me ato fonde emergjence (që kështu ka qene gjithmonë edhe kur qeveriste LSI edhe PD) të çoj pako me ushqime për familjet në nevoje në Rrajcën e madhe, Qukës, Farret edhe në të gjitha fshatrat.  

Kaq kisha, shpresoj në zot se dikush do e lexoj ketë sms prandaj përmenda emra konkret. Edhe pse e di, që përsëri ajo familje që ka 3 fëmijë edhe ushqehen me një kulaç në ditë do flërë nga frika e koronës edhe nga uria si dhe nga moskokëçarja e bashkisë, përsëri më lot në sy.  

 FUND 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot