Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, February 29, 2020

Dy fjalë për Miranda Rirën edhe Nuri Belbën!

Nga: Rigels Karriqi


Kur loteve te krokodilit, u duket vetja pa vlere perballe loteve te Mirandes dhe Nures..... Po bëhet gati dy javë që lexoj disa akuza të ndërsjella dhe pa vlerë, të dala nga dy persona të sprovuar dhe konsumuar deri në limitin e tyre. Një ish-Kryetare që akuzon pasuesin e saj, se po heq padrejtësisht punonjësit e bashkisë, të emëruar nga ajo vetë.




A thua se janë me të vërtetë të dala nga thellësia dhe ndjesia e një shpirti të një nëne DASHAMIRËSE?! A thua, se kjo Nënë e dashur për punonjesit e shkarkuar, nuk bëri të njëjtën gjë në vitin 2015 ? A thua, se kjo Nënë e dashur nuk i detyroi këta punonjës të bëheshin anëtarë partie?! A thua, se kjo Nënë e dashur deri në vetëmohim, nuk bënte apelin e punonjësve në mëngjes te autobusi, për të vajtur në protestat e opozitës?! A thua, se kjo Nënë SHPËTIMTARE nuk u bëri presion këtyre punonjësve, për t'u hequr të drejtën e votës në të ashtuquajturat zgjedhje të 2019-ës?!

A thua, se kjo Nënë, po, pikërisht kjo e beson me të vërtetë, atë që i thotë Nures, që është me shkollë nate??! Nëse e pranon këtë gjë që thotë për Nuren, e ka pyetur ndonjëherë veten, kjo Nënë që pret të rikandidojë, se ish nënkryetari i saj ka të njëjtën shkollë si Nuriu??! Sigurisht, që unë jam kundër largimit nga puna dhe pro njerëzve të ndershëm, të cilët duan të jetojnë me dinjitet në Shqipërinë tonë të dashur, por që po bëhet e keqe dhe e urryer nga kjo lloj kaste e ndyrë politike prej 30 vitesh. Sigurisht, e pranoj pa mëdyshje që Profesor Arsimi, ka shkollë më shumë se Nuriu, por sa vlejnë konfirmimet dhe keqardhjet e mia, të miqve dhe dashamirësve të Arsimit, që jemi të pafuqishëm përpara një fenomeni të tillë. Bërja fushatë e punonjësve të Bashkive, do te thote largimi nga puna është efekt domino dhe i pashmangshme nëse fiton kundërshtari.

Nuk mund të ngelet pa faj Nuriu, nuk është aq i pastër sa hiqet....do ta shohim dhe këtë... Nuriu po bën gabimet që i ka vënë në dukje Mirandës. Kaq tani për këtë, sepse do të kem kohë të them dhe të tjera, sepse do thotë "Sapo ka marrë karrigen, më jepni kohë". Nuriu i largon këta punonjës me justifikimin e mbylljes së vendit të punës, ose profesionit të punonjsit: në parim, them në rregull. Po këta njerëz që ka futur ai vetë, më çfarë baze apo kriteri i ka punasuar? Se disa emra që më thonë se ka punësuar, mos na shërbefshin kafen në lokale dhe jo të na shërbejnë në administratën e Bashkisë. Pse e kapin problemin përciptazi, s’e kuptoj?! Pse mundohen të na hedhin hi syve?

 Pse duhet të na mashtrojne edhe ne të rinjtë? Që mendohet se jemi e ardhmja e kombit, se në këto 30 vite tranzicion demokratik, prindërit tanë jo vetëm që i kanë mashtruar, por i kanë masakruar. Pse bëjnë sikur nuk e dinë këta? Kushdo që merr karrigen, do të bëjë të njëjtën gjë. Pse nuk duan ata t’i japin zgjidhje problemit? Pse na detyrojnë që gjithmonë të themi se ky dreq vendi nuk bëhet? PSE BËJNË KËTA

SIKUR ZGJEDHJET I FITOJNE ME PROGRAME TË PASTRA DHE DINJITOZE PËR ZONËN DHE JO ME PREMTIME PËR VENDE PUNE NË BASHKI, ME VOTA TË BLERA, ME MBËSHTETJE NGA TE ASHTUQUAJTUR "BIZNESMENË"??

 Këto janë fakte konkrete, ky nuk është faji i atyre që kërkojnë pushtet, por yni që mbështesim këtë lloj klase politike. Nuk mund dhe nuk dua ta kuptoj se çfarë karakteri kanë ata njerëz, që thërrasin BRAVO KRYETARI, vetëm sepse hodhi 2 makina me çakull në një rrugë fshati: është servilizmi i pështirë, injoranca e skajshme apo kërcënimi për vendin e punës???! 2 makina çakull, Skënder Muco si kryeplak fshati, mund ta bëj këtë me një takim të burrave të fshatit, ju të përnderuar bukur komentues.
Këtej në Europë, nëse një Kryetar Bashkie publikon foto të tilla në faqen e tij, më besoni, ia shkulin nga fotoja ata gurë dhe ia përplasin kokës, ju, dashamirës të punëve të çakullit.

 Dhe "Perandoria Romake" para 2000 vjetësh, kur bënte rrugë, çakullin e përzgjidhte. Zonja dhe Zotëria, kanë patur fatin të jenë Deputetë për 2 vjet secili, në parti te ndryshme. Pse nuk e ndërmorën ata një nismë që ta ndryshojne sado pak këtë lloj kulture pune, të sapozgjedhurve nëpër bashki, por punën e parë që bëjnë është shkarkimi i punonjësve dhe zëvendësimi i tyre kryesisht me militantë?

 Pse nuk morën mundimin ta ushtronin mandatin që kishin, duke ideuar një projektligj: T’ua ndalonin punonjësve të bashkive që të marrin pjesë apo të bëjnë fushatë, por u mjaftuan duke ulur dhe ngritur duart sipas orekseve të shefave? Kush i ndaloi ata, që të pyesnin Ambasadoret e shteteve të BE-së, se si funksionon në vendet e tyre, për shembull?
Se zgjedhje te lira dhe demokratike behen ne shtetet e BE-se, se te pyesesh Rusine,se cfare zgjedhje bejne eshte e tepert dhe humbje kohe, se kesaj i'a kalojme vet neve. Kush mendon se vërtet funksionon "Demokracia" në Shqipëri, është servil ose idiot nga natyra, sepse shpjegim tjetër nuk mund të ketë. Si mund të funksionojë demokracia tek ne: Kur ne nuk dimë për kë votojmë? Kur fjala kushton po aq sa në kohën e "Xhaxhit", por ndëshkimi është më i zbutur ?

 Kur nuk e di se kush bëhet Anëtar i Këshillit Bashkiak (Flas per votat e partive të vogla, që nuk kalojnë pragun), në Europe, kush ka deshirën dhe vullnetin e mirë, barrierë të vetme kanë vetëm votat.

Ndërsa në Shqipërinë tonë, duhet të jesh patjetër kandidat nga partitë parlamentare. Në Francë kam patur fatin të isha i ftuar në qytetin dhe familjen e një Kryetare Bashkie (është thjesht shembull dhe jo snobizëm), që më pohoi se mandatin e Kryetares e kishte fituar pa parti politike: kjo është demokraci. Pse nuk bëhet një gjë e tillë në Shqipëri? Pse nuk i bëjnë të barabarta rregullat e lojës për të gjitha partitë politike? Të mos flasim pastaj për sistemin gjyqesor, sepse të dashuruarit dhe përdhunuesit e sistemit kanë një emërues të përbashkët: Politikanët.

 Meqë lexova në disa komente reagimin e Znj. Suzana Topi, Deputetes së listës vijuese të LSI-së në qarkun Elbasan, i kërkoj publikisht që të bëjë propozimin te grupi i punës për REFORMËN ZGJEDHORE: * Të ndalohet me ligj, që punonjësit e Bashkive të bëjnë fushatë. * Të denoncojnë çdo lloj kërcënimi apo presioni nga Kryetari i Bashkisë. * Të hiqen kompetecat e Kryetarit të Bashkisë gjatë fushatës, me përjashtim të gjërave jetike. * Të ndalohen mjetet e Bashkive, në fushatë. 

* Të ndalohet shpërdorimi i buxhetit të bashkisë për fushatë (rasti konkret, nafta). Nuk e keni idenë se sa shpenzojnë kryetarët e bashkive në kohë fushate. Do të ndjeja shumë mirënjohje, nëse Deputetja i bën këto propozime dhe nëse këto abuzime janë në bisedat e reformës, akoma më mirë.

 Do të duket që ka një dritë të vogël në fund të tunelit!! Dhe e fundit, por jo nga rëndësia: të dashur gjyshe dhe gjyshër, nëna dhe baballarë, motra dhe vellezër, të rinj dhe të reja: kur ju vijnë këta "Politikanër", bëni kujdes se cilin votoni, mos e shisni votën, sepse po na marrin në qafë. Në fillim, leku që marrim vjen i ëmbël, por helmin e ka mbrapa, e ka te cilësia e punimeve, te % i projekteve që Kryetari i bashkisë merr në mënyrë jo formale Qytetarë të Prrenjasit: merrni shembull bulevardin dhe çdo projekt që është bërë në zonë, sa miliona lekë janë hedhur, çfarë cilësie kanë?

Shumë shpejt do kerkohet qe te bëhet një tjetër projekt për rikontruksionin e tij. Lutja e fundit që kam per ju: ju lutem, kur shkoni të votoni, mendojeni mirë! Mos na detyroni që të ikim, ta braktisim vendin, sepse diçka të tillë nuk e duam. Sigurisht, që edhe ju i dini këto padrejtësi, por jepini forcë dhe guxim vetes dhe neve të rinjve, që t’u themi "jo", këtyre të padëshiruarve!

Po e mbyll me shprehjen e Faik Konicës: "Zot, ruaje Shqipërinë nga Shqiptarët", ndërsa sot na lind e drejta të themi: "Zot ruaje Shqipërinë nga Politikanët". I juaji Rigels Karriqi Anetar i Keshillit Bashkiak (ne munges) Amiens, France 28.02.2020

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot