
Alex Cifuentes, i cili ishte "dora e djathtë" e Guzman për dy vjet, ka folur për korrupsionin e dyshuar në gjykatë federale në Nju Jork të martën (15/1), ne prezencë te një prej avokatëve të Guzman.
Sipas gazetarëve të cilët ishin brënda në sallën e gjyqit ne Brooklyn, ish-presidenti Nieto kishte kërkuar 250 milionë para se të mbinin dakort në 100 milionë .
Cifuentes pretendoi se dorëzimi i parave ndodhi në Mexico City në tetor të vitit 2012 nga një mik i "El Capo."
Cifuentes kishte punuar si sekretar për dy vjet per Guzman i fshehur nga autoritetet me të në malet e Meksikës, sipas prokurorëve.
Ai u arrestua në Meksikë në 2013 dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku u deklarua fajtor për trafikimin e drogës në një marrëveshje me prokurorët.
Kur u pyet nga autoritetet amerikane pohoi që Guzman organizoj ryshfetin,
Guzman akuzohet se fshihej pas kartelit Sinaloa, si furnizuesi më i madh i drogës në SHBA, sipas prokurorëve.
Peña Nieto ishte president i Meksikës nga dhjetori 2012 deri në nëntor 2018. Më parë ai mbajti postin e guvernatorit të shtetit meksikan.

Gjyqi i 61 vjecarit Guzman filloi në nëntorin e kaluar, pasi baroni i droges u ekstradua nga Meksika në SHBA për t'u përballur me gjyqin për trafikim të kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në vend, si udhëheqës i Sinaloa kartelit.
No comments:
Post a Comment