Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 9, 2018

Ramës dhe Bashës u vjen fundi, amerikanët kërcënojnë rëndë

Zbulimi i skandalit në projektin e Unazës së madhe me falsifikimin e firmës së zyrtarëve të SHBA-së, është kthyer në një çështje diskutimi të rëndësisë parësore gjatë këtyre ditëve.
Punimet për lotin e parë në Unazën e Madhe janë pezulluar edhe pse IKMT-ja kishte marrë urdhër për shembjen e banesave të qytetarëve. Ndërsa dje ministri Gjiknuri në një postim publik pranoi se ka një skandal por që do të hetohej sipas tij.
Mirëpo, me sa duket duhet të hetohet shumëkush në këtë mes. Në artikullin e mëposhtëm nga “Pamfleti”, thuhet se “amerikanët kanë kërcënuar Ramën dhe Bashën”.
Amerikanët janë tepër të shqetësuar me faktin se në Shqipëri në mënyrën më të paskrupullt kanë nisur të falsifikohen jo vetëm firmat e zyrtarëve të saj, por dhe vula apostile e SHBA.
Dhe kur shqetësimin e kanë paraqitur te qeveria shqiptare, por dhe tek opozita, asnjë reagim nuk ka ardhur, duke e lënë për jave të tëra në heshtje këtë fakt dhe duke mos verifikuar të paktën as formalisht asgjë, në lidhje me atë çfarë ndodhi me kompanitë “DH Albania”, që ka marrë tenderin për të ndërtuar “Unazën e Madhe” në Tiranë.
Investigimi i organeve ligjzbatuese amerikane ka nxjerrë në pah faktin se as Rama kryeministër dhe as Basha kreu i opozitës nuk reagojnë për këtë falsifikim me pasojë abuzimin e madh, por shkëmbejnë akuza fiktive me njëri tjetrin në distancë, pasi i bashkon një emër: Bashkim Ulaj.
Pikërisht “Gener2” qëndron pas “DH Albania”, firmës së 20 vjeçarit recepsionist te Spitali Amerikan që ka lënë “peng” emrin si pronar i kësaj kompanie, e cila përmes dy firmave të falsifikuara ka fituar tenderin me një vlerë gati 20 milionë USD për lotin e parë të “Unazës”.
Për këtë arsye Zyra e sekretarit të Shtetit në Delavare konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse kompania “Dunvell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.
Pasi firma “Dunvell Haberman” vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar tenderin prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të “Unazës së Madhe” në Tiranë.
Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri, ka falsifikuar datën e krijimit. Në Dalaveare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998.
Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Ndërkohë që zëdhënësi i sekretarit të Shtetit Doug Denison ka deklaruar për mediat disa herë se për certifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.
Çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Dalevare, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale.
Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër, jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t’i referohet për ndjekje edhe Departamentit të Drejtësisë në Uashington.
Pra çështja është shumë më e thellë se sa duket në pamje të parë dhe nuk mund të kalohet as me vajtjen e Damian Gjiknurit në ambasadën e SHBA në pikë të sabahut me një dosje në dorë për të treguar se ai është jashtë kësaj pune dhe është gati për verifikim.
Por kjo nuk zgjidhet as me pezullimin e punës së firmës që të mos bëjë lotin e parë të “Unazës së Madhe” në Tiranë, as dhe deklaratën e përfaqësuesve të kësaj kompanie se nuk kanë asnjë lidhje me falsifikimet apo të ARRSH dhe Gjiknurit se do të hetojnë gjithçka.
Çështja është akoma më e thellë, pasi janë prekur interesat e SHBA e janë përzierë padrejtësisht përfaqësuesit e lartë të vendit në demokracisë në pazaret e pista të Ramës dhe Bashës, që në unison të plotë po rrjepin qytetarët.
Pas firmës “DH Albania” qëndron as më pak dhe as më shumë por vetë Bashkim Ulaj pronari i kompanisë “Gener2”, oligarku klient i Ramës, i Bashës dhe i Berishës, nga zyra e falur e të cilit ky i fundit dërgon të gjitha akuzat, përmes “Qytetarit dixhital”.
Ndaj askush nuk e përmend Bashkim Ulajn, se është klienti oligark klient i tyre, duke sjellë në këtë mënyrë zemërimin e amerikanëve të cilët kanë kërcënuar se kësaj çështjeje do t’i shkojnë deri në fund, sepse është përzjerë në mënyrë kriminale emri i SHBA në pazaret Rama-Basha.
Burimet diplomatike saktësojnë se pas “DH Albania” dhe falsifikimeve të saj në QKB qëndron firma “Gener2” dhe presidenti Bashkim Ulaj dhe vetëm një hetim i tij i shpejtë, madje dhe në gjendje arresti, për shkak se rrezikohen të prishen provat, mund të zbardhë të vërtetën.
Pasi është vënë në lojë jo vetëm shteti shqiptar, por dhe shteti amerikan, thjeshtë dhe vetëm për të pastruar dhe përfituar afër 20 milionë dollarë të pistë të këtyre maskarenjve.
Një sinjal i qartë ky diplomatik se duhet të arrestohet nga Prokuroria shqiptare Ulaj, oligarku klient i Ramës, Bashës dhe Berishës për të zbardhur këtë megaskandal. Madje mund të vihet nën sekuestro kompania “Gener2”, ndërsa dhe recepsionisti 20 vjeçar, në emër të të cilit janë bërë këto pisllëqe, duhet të paguajë sipas ligjit.
Amerikanët kanë marrë në dorë dosjen e sjellë nga Gjiknuri në ambasadë, dhe FBI po shqyrton të gjitha të dhënat, ndërkohë që pritet që prokuroria shqiptarë të pyesë në gjendje arresti “përfaqësuesin” e “DH Albania” Avdjol Dobi.
Pritet që prezentë të jenë dhe përfaqësuesit e FBI, të cilët janë të bindur se pas kësaj kompanie qëndron Bashkim Ulaj, ndërkohë që pazari i pistë është ekzekutuar nga Rama dhe Basha, që nuk bëhet fjalë të nxjerrin emrin e oligarkut të tyre, pronar të “Gener2”.
Të rrezikuar përpos Ramës, Bashës e Ulajt janë dhe ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, pa përjashtuar drejtorin e ARRSH Afrim Qendro.
Përpos të tjerave, do ketë një hetim serioz dhe nga organet ligjzbatuese amerikane, për pastrim parash, pasi dihet që shteti Delavare, njihet si një prej shteteve që ka ligje tepër favorizuese ndaj koorporatave.
Mijëra kompani amerikane janë të regjistruara në këtë shtet, për të përfituar nga taksat. Dalavare njihet edhe si “parajsë fiskale” pasi nuk mbledh taksa nga koorporatat që, ndonëse të regjistruara aty, nuk ushtrojnë aktivitet në këtë shtet.
Në bazë të ligjeve të shtetit, koorporatat e regjistruara aty, nuk janë të detyruara të publikojnë emrin e drejtuesit të kompanisë ose të aksionerëve të saj. Në Delavare, regjistrimi i kompanisë mund të bëhet edhe pa qënë fizikisht i pranishëm dhe ka firma të tjera që e kryejnë këtë funksion për klientin.
Në bazë të dokumenteve të regjistruara në këtë shtet, firma Dunvell Haberman është regjistruar përmes firmës “Apex Resident Agent Services”. Për këtë arësye pritet që të hetohet dhe Bashkim Ulaj, që fshihet pas filialit të kësaj kompanie në Shqipëri për të pastruar paratë e marra në mënyrë të padrejtë nga shteti shqiptar, dhe shpërblyer dhe Ramën e Bashën me këtë rast. Amerikanët nuk falim, për më tepër që janë shumë të zemëruar se u kanë falsifikuar firmën dhe vulën apostile të shtetit të tyre.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot