Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, November 16, 2018

Surprizë, rikthehet Nokia i vjetër me opsionin e preferuar e të gjithëve

Lajmi më i mirë për nostalgjikët: Nokia rikthehet me një telefon të ri për vitin 2018 dhe është shumë i ngjashëm me atë të dikurshmin.

Nokia 106 mund të ruajë deri në 2000 kontakte dhe 500 mesazhe në memorien e tij 4MB. Peshon rreth 70g dhe ka një bateri që zgjat “nga lindja e diellit në perëndim” sipas kompanisë. Nëse nuk e përdorni, bateria mund të zgjasë deri në një javë pa patur nevojë të karikohet.

Dhe më e rëndësishmja, vjen me lojën e famshme “Snake” të instaluar. Loja kontrollohet me butonat realë, njësoj si në versionet e vjetra.

Sipas kompanisë, telefoni është planifikuar të lançohet në të gjithë botën së shpejti. Pavarësisht se Nokia vazhdon të prodhojë smartphone-s të një niveli të lartë teknologjik, asgjë nuk krahasohet me telefonin historik që na kthen pas në kohë.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot