Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, November 21, 2018

Shkëmbinjtë shemben në rrugë, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

Reshjet e shiut për gjatë natës në territorin e Elbasanit kanë shkaktuar dëmtime.
Siç raportohet në mediat lokale, një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka rënë në aksin Elbasan-Librazhd duke bllokuar rrugën.
Rrëshqitja e gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur "Kthesat e Murrashit“ në afërsi të Librazhdit.
Në vendin e ngjarjes është dërguar menjëherë një automjet tip fadromë që ka punuar për pastrimin e këtij segmenti dhe sot në mëngjes rruga është e kalueshme normalisht nga automjetet.
Sa herë ka reshje kjo kthese ka probleme. Ndërkohë sipas informacioneve të marra, rezulton se reshjet kanë rritur prurjet e përrenjve në disa fshatra si Peqin, Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd të cilat kanë vërshuar edhe në rrugë duke i përmbytur me ujë, baltë dhe inerte.
Por sipas shefit të shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi, situata është nën kontroll dhe aktualisht nuk ka probleme. Dje në Elbasan ka pasur edhe një takim të shbait të emergjencave për marrjen e masave për përballimin e stinës së dimrit.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot