Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, November 10, 2018

Sandër Lleshi vazhdon me urdhërat e pazakonta: "Policat barkderra të mos shërbejnë në vende të dukshme"

Kanë kaluar pak ditë që kur Sandër Lleshi u emërua nga qeveria si zv.ministër i Brendshëm, me kompetencat e një ministri. Që ditën e parë në detyrën e re ai dha disa urdhëra të cilat u konsideruan si jo të zakonshme. Fillimisht ai ndaloi punonjësit e Ministrisë që drejton, të frekuentojnë ambientet e kafeve gjatë orarit të punës por edhe punonjësit e policisë. Më pas ai urdhëroi forcat e rendit ti jepnin prioritet zgjidhje cështjes së djegieve të plehrave.

Sipas Opinion.al, urdhëri i fundit që Sandër Lleshi ka nxjerrë përmban 19 pika, kryesisht për etikën e punonjësve të policisë dhe mban firmën e zv.drejtorit të Sigurisë Publike, Dhimitraq Ziu.

Pika që bën më shumë përshtypje është ajo numër 8 e cila thotë se punonjësit e policisë mbi peshë (bark dërra) duhet të shmangin shërbimet në vendet e dukshme, për të ruajtur etikën në sytë e opinionit publik.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot