Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, November 17, 2018

Prrenjas/ Përmbyset autobusi me nxënës, 17 të plagosur, dëshmitari: Ishte tmerr, nxënësit u hodhën nga dritaret

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas. Një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur të premten në një aksident në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas.

Mësohet se autobusi me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës, e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej në autobus ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër, duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej pranë autobusit ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.

Një nga dëshmitarët e aksidentit të sotëm në Prrenjas është shprehur se ishte një tmerr i vërtetë dhe nxënësit janë hedhur nga dritaret e autobusit për të shpëtuar.

“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”,- është shprehur ai.

Dëshmitari është gjendur me makinën e tij pas autobusit dhe ka parë të gjithë ngjarjen në momentin kur edhe ka ndodhur aksidenti.

Siç tregon ai, menjëherë është nisur për t’u dhënë ndihmën e parë nxënësve nga Roskoveci, të cilët i shpëtuan mrekullisht vdekjes ditën e sotme, pasi ishin nisur për një eskursion.

Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një autoambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17.

Mësohet se të aksidentuarit janë dërguar në ambulancën e Prrenjasit për ndihmën e parë.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot