Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, November 8, 2018

Lamtumira për Kacifan me flamurin gjigand grek, fotot

“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.
Kacifas mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, i ndjeri është përcjellë nga qindra banorë të zonës, familjarë dhe shtetas grekë. Arkëmorti ka qendruar u hapur deri në fund.

foto galeri
Ora 13:15- Kortezhi me mijëra njerëz është nisur për në varrezat e fshatit Bularat për ceremoninë mortore për 35-vjeçarin. Fillimisht do të ketë një meshë në kishë e më pas varrimi. Një flamur gjigand i Greqisë është shpalosur nga pjesëmarrësit që duke kënduar himnin grek e kanë kaluar arkëmortin e trupin e të ndjerit poshtë tij.

POLICIA SHQIPTARE KTHEN PAS 25 GREKË

Ora 13:10- Policia shqiptare e Kakavijës ka kthyer mbrapsht mbi 25 persona deri tani. Dorjana Bezat raporton se personat që kthehen pas, merren dhe shoqërohen nga policët greke deri sa hipin në autobusët apo makinat për t’u larguar në drejtim të Greqisë. Ndërkohë, edhe policia greke po ushtron kontrolle dhe ka shtuar dukshëm shërbimet e saj, ndërsa thuhet se ka një mirëkuptim dhe një rakordim mes dy policive.

RADHË E GJATË NË KUFI, ACAROHEN GREKËT

Ora 11:27-Pavarësisht se në Pikën kufitare të Kakavijës u shtuan sportelet, fluksi i madh i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar, për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kacifas është i madh. Mësohet se radha në territorin grek është e madhe, duke arritur në 3 km, ndërkohë që po kryen kontrolle fizike mbi çdo person. Disa persona janë ndaluar deri më tani.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot