Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, November 28, 2018

Kur u ngrit flamuri? Gafa e Bashës bën namin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të bërë homazhe me rastin e festave të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai uroi të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin, por një video e tij duke bërë lëmsh vitin e ngritjes së flamurit, po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Videoja është publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe në të Basha shihet teksa ngatërron vitin e ngritjes së flamurit të çlirimit të Krujës nga pushtuesit Osmanë
“Sot përkulemi me nderimin më  të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944… 1444”, tha Basha.
“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944🙈🙈🙈Ah jo, prit:28 nëntor 1444”, shkruan Rama në Instagramin e tij, ndërsa e shoqëron postimin e tij me shumë të qeshura.
Dhe në fakt korrigjimi i Bashës është gjithashtu i gabuar pasi, ishte viti 1443 kur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi.
Ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.instagram.com/p/BquBNJggmy6/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=cfw07venza3b

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot