Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, October 18, 2018

Taulant Balla: Nuk do ndalem, do i padis të gjithë. Berishën jo, i kam lënë Zotin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të depozituar padi ndaj kreut të PD Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe Florenc Hoxhës të përfshirë së fundmi në videon e dytë të çështjes “Babale”.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dje është thirrur edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, për t’u marrë në pyetje.

Hoxha përflitet se ka realizuar videon e dytë të publikuar nga deputeti Ervin Salianji, ku jepet dëshmia e Fredi Alizotit, dhe do të merret në pyetje për këtë çështje.

Ai ka dorëzuar prova të reja për padinë e depozituar dje, për shpifje dhe kallëzim të rremë në lidhje me videon e Alizotit.

Në video Alizoti deklaron se është marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe është takuar me Ballën para prokurorisë ku më pas do të bënte deponimin se ishte ai personi që kishte imituar Agron Xhafajn.

Këtë akuzë si Veliu ashtu dhe Balla e kanë mohuar kategorikisht. Madje të dy kanë deklaruar se nuk janë takuar asnjëherë me Fredi Alizotin. Balla më pas nxori emra të tjerë, si përfaqësues të PD-së që sipas tij kanë bërë videon.

Balla është shprehur pasi ka dalë nga prokuroria se do t’i shkojë deri ën fund të vertetës dhe do t’i padisë të gjithë përveç ish-kryeministrit Berisha.

Në një komunikim me gazetarët Balla është shprehur:

Do i shkoj deri në fund të vërtetës, s’do ndalem. Do t’i padis të gjithë, Berishën jo, i kam lënë Zotin. Me Alizotin nuk kam pasur asnjëherë komunikim”.

PADIA

Me përgjegjësinë time të plotë unë kallëzuesi Taulant Balla deklaroj se:

Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të ndihmuar shtetasin Agron Xhafaj. Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të gjetur apo paguar persona të ndryshëm me qëllim krijimin e provave në favor të shtetasit Agron Xhafaj.
Gjatë gjithë veprimtarisë dhe jetës sime nuk kam ndihmuar asnjë shtetas për t’i shpëtuar hetimit dhe ndjekjes penale.
Balla deklaron në padinë e depozituar në prokurori:

Deklarimi i të kallëzuarve prej meje Lulzim Basha, Ervin Salianji dhe veprimet e Florenc Hoxhës në fabrikimin e provave sipas te cilave unë jam përfshirë në veprimtari kriminale, janë tërësisht të pavërteta dhe të rreme”.

Ai e akuzon kreun e PD-së se nga selia e PD ka përhapur informacione të rreme për të:

Radhës së deputetëve të Partisë Demokratike, për shpifje të gjithëllojshme ndaj personit tim, i është bashkuar së fundmi deputeti i radhës z.Lulëzim Basha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike. I kallëzuari prej meje Lulëzim Basha, në datën 15.10.2018, nga foltorja në selinë e Partisë Demokratike, me dijeni të plotë, ka përhapur informacione konkrete, të rreme dhe me qëllim të drejtpërdrejtë diskreditimin tim si personalisht ashtu edhe si funksionar publik. I kallëzuari prej meje ka zgjedhur që përhapjen e informacioneve të rreme ta kryejë publikisht, nëpërmjet një deklarate për mediat dhe e cila ka zgjatur 6 minuta.

I kallëzuari ka deklaruar siç vijon:

…Fakte per inkriminimin e Taulant Balla per te krijuar dhe paguar nje deshmitar te rreme me qellim mbrojtjen e trafikantit te droges Agron Xhafa… Sipas kësaj deklarate, i kallëzuari prej meje ka transmetuar në publik mesazhin se une kam kryer vepra penale kundër drejtësisë, si “Moskallëzim krimi” (neni 300 K.P), “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” (neni 301 i K.P) dhe “Përkrahje e autorit të krimit” (neni 302 i K.P), në bashkëpunim me persona të tjerë, edhe këta funksionarë të lartë të shtetit”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot