Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 3, 2018

Video/ Vjedh marketin dhe krijon terror me pistoletë lodër!

Një 27-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë një market.

Në fakt Keni Braçe ka përdorur një çakmak lodër në formën e një pistolete për ta përdorur si kërcënim ndaj punonjëses së marketit.

Policia i ka sekuestruar pistoletën çakmak, paratë e vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr 8 në Durrës në marketin e S.M.

Sasia e parave të vjedhura ishte 79 300 lekë të reja.

Siç shihet në videon e mëposhtme i riu ka krijuar panik brenda marketit duke u treguar i dhunshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2107928302858667&id=1502420603377639&anchor_composer=false

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot