Nga Ilda Rama
Ekziston një dallim ndërmjet përgjegjësisë dhe
fajit. Kur flasim për përgjegjësinë, flasim për fuqinë. Kur flasim për fajin,
fjala është për mungesën e fuqisë. PËRGJEGJËSIA ËSHTË DHURATË, SEPSE TË JEP
MUNDËSINË PËR T’I NDRYSHUAR GJËRAT.
Për fat të keq, disa njerëz përgjegjësinë e
interpretojnë si fajësi. Ata njerëz rëndom të gjitha i pranojnë si fajësi në
këtë apo atë mënyrë, sepse janë mësuar ta fajësojnë veten e tyre ose t’i
fajësojnë të tjerët.
Në një nivel
është mjaft komode të jetohet si viktimë, sepse atëherë fajtorë janë njerëzit e
tjerë, kurse ne nuk kemi asnjë nevojë që të ndryshojmë. Në qoftë se njerëzit
insistojnë në ndjenjën e fajësisë, atëherë këtu nuk mund të bëhet shumë. Ata,
ose i pranojnë shpjegimet e tjera, ose jo.
E mira e së
mirës është që njerëzit e tillë t’i lëmë të qetë. Nuk jemi ne përgjegjës pse
ata VUAJNË NGA NDJENJA E FAJËSISË.
Të gjithë ne jemi edhe mësues, edhe nxënës. Shtroja
vetes këtë pyetje: “në këtë çast çka është ajo që duhet ta mësoj, e ç’është ajo
që mund t’i këshilloj të tjerët?”
No comments:
Post a Comment