Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, September 14, 2018

Ritvan Zykaj vizitohet në burg dhe i sjellin...

Një muaj pasi masakroi me automatik tetë të afërmit e tij në fshatin Resulaj të Selenicës, 24-vjeçari Ritvan Zykaj është më i vetmuar se kurrë. Jo vetëm për faktin që është vendosur të qëndrojë vetëm në qelinë e paraburgimit të Vlorës, por edhe sepse pas kryerjes së krimit asnjë prej familjarëve nuk e ka vizituar.

Ai qëndron i vetëm në dhomë dhe e vetmja gjë që bën shumicën e ditës, mban në duar libra të sugjeruara nga psikologët. Nuk dihet nëse i lexon, por një ditë, kur një anëtar i stafit ka hyrë në qeli, ka parë Ritvanin që e mbante librin mbrapsht.Ritvani ha ushqimin e burgut, sepse autoritetet nuk lejojnë që atij t’i vijnë ushqime nga jashtë për arsye sigurie. Në asnjë moment nuk e ka refuzuar, duke ngrënë gjithë sasinë që i është ofruar dhe pa bërë kurrë ndonjë kërkesë specifike.Nga ana tjetër as familjarët nuk kanë shfaqur dëshirën për t’i sjellë ushqime shtëpie, siç ndodh me të dënuarit apo të paraburgosurit e tjerë. I vetmi rast kur një i afërm vizitoi 24-vjecarin, ishte kur i dërgoi disa veshje të nevojshme dhe që atëherë askush nuk është interesuar për të.

Sipas burimeve nga paraburgimi i Vlorës, Ritvan Zykaj nuk ka treguar ndonjë pendesë për krimin e kryer. Madje diku është shprehur se do ta vriste sërish në çdo rrethanë, një prej grave që vrau ditën e masakrës.

Teksa pritet të kryhet ekspertimi mendor, Ritvan Zykaj mbahet i izoluar për të siguruar jetën e tij, pasi përvoja ka treguar se të paraburgosurit ose të dënuarit e tjerë mund të ndëshkojnë në mënyrën e tyre një autor krimi, kur ky i fundit ka vrarë fëmijë ose gra.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot