Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 1, 2018

Përdhunoi të bijën e mitur dhe e la shtatzënë, kush është babai shqiptar monstër

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme, pas arrestimit të një 61-vjeçari që ka përdhunuar për 16 vite të bijën e mitur.

Vajza tashmë 25-vjeçare ka gjetur forcën pas kaq vitesh të denoncojë të atin pasi ka folur me murgeshat, në komunitetin e të cilave kishte vite që angazhohej.

Pas bërjes publike të një ngjarje të rëndë, ku babai 61-vjeçar për shumë vite e radhë kishte abuzuar seksualisht më vajzën e tij, policia ka arrestuar abuzuesin.

Sipas informacioneve mësohet se policia ka arrestuar sot 61-vjeçarin Qirjako Nakuçi, pasi denoncimit që kanë bërë murgeshat, pas rrëfimit të vajzës. Po ashtu është marrë për tu pyetur dhe vajza 25-vjeçare.

Bëhet me dije e 61-vjeçari i divorcuar me gruan në vitin 2002, e si pasojë u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.

Që prej asaj kohe babai “monstruoz” e kishte përdhunuar. Madje para gjashtë vitesh ai e ka lënë shtatzënë dhe vajza ka abortuar.

Ata kanë qenë një familje shumë e varfër dhe banonin të katërt në të njëjtën dhomë në Tiranë. Para pak vitesh motra e 25 vjeçares është martuar ndërsa I vëllai ka dalë në një shtëpi më vete.

Kështuj vajza ka jetuar edhe 6 vite të tjera vetëm me të atin.

Në dëshminë e tij “monstra” tha se disa herë ajo donte edhe vetë të kryente marrëdhënie.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot