Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 20, 2018

Kush është 45-vjeçari që i vuri flakën bashkisë Librazhd (Emri)

LIBRAZHD – Një 45-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi i ka vënë zjarrin derës së Bashkisë së këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, por policia në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje,  ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur,  pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.  Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e  autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi  Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot