Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 25, 2018

Ja çfarë ndodhi në qendër të qytetit të Librazhdit, midis gazetarit Blloshmit dhe Bisnesmenit Hasballa!


Të gjithë e kemi dëgjuar ngjarjen e fundit që ka ndodhur në Librazhd ku një biznesmen ka kërcënuar disa gazetar.
Më pas si për ti hedhur ujë benzinës ka reaguar edh kreu i PD në Librazhd Bujar Vreto.
Sipas disa “deklaratave” thuhet që ata janë kërcënuar për vdekje, kjo për shkak se gazetari i nderuar Agim Blloshmi së bashku me një kolegen e tij tw Best Channel po investigonin rreth një tenderi që mendohet të jetë i korruptuar. Kwshtu thotë PD e Librazhdit por sa e vërtetë është kjo? Përse gazetarët do të kishin një kërcënim të tillë? A është ky një sulm i parapërgatitur nga selia blu, PD?
Në të vërtetë biznesmeni Hasballa ka mohuar në mënyrë kategorike se ka kërcënuar për vrasje gazetarët, por ka pranuar se i ka kërkuar llogari Blloshmit dhe koleges së tij për disa shkrime që ka publikuar edhe ka përmendur emrin e tij.  Kaq duhej dhe krejt papritur mori zjarr.

“Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar me vrasje. Për t’u hakmarrë për këtë gjë ka shkruar kot në portale,” pretendoi Hasballa.
Ndërkohë edhe vetë gazetari Blloshmi ka pohuar se nuk konflikte personale me personin në fjalë. Sipas tij gjithçka ndodhi papritur.
Nuk mohet ne asnjë mënyrë që media në Librazhd, nëse ka, apo edhe nëpër qytete në Shqipëri është e implikuar nga korrupsioni dhe manipulimit të vërtetës. Nuk dihet se konkretisht për çfarë tendash flet Blloshmi, por sigurisht diçka di.
Po kush është e vërteta? Pse policia nuk tregoi gatishmëri kur gjendja po rëndohesh.
Askush nuk ka një përgjigje. Policia sigurisht ruan relatat, dhe ecën në bazë të ligjit, edhe pse ka tolerime si në rastin e biznesmenit ku ishin spektatorë.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot