Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, September 21, 2018

Aksidentohet me makinë Taulant Balla

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme.

Balla ishe nisur drejt Shkodrës, kur mesa duket makina me të cilën po udhëtonte është përfshirë në një aksident automobilistik.

Lajmin e bën me dije vetë Balla në rrjetet sociale, duke njoftuar se nga aksidenti nuk ka dëmtime serioze. Më shumë detaje nga aksidenti ku është përfshirë kreu i grupit të Partisë Socialiste nuk bëhen të ditura për momentin.

Ai bën humor duke thënë që për aksidentin “të njoftohet edhe “qytetari digjital”.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”, shkruan Balla në rrjetet sociale ku vihet re edhe komenti që i ka lënë kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gura, disa “emoji” duarsh që falenderojnë Zotin.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot