Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 31, 2018

Vdes gruaja në spital, mjekët nuk e prekën se ishte me baltë

Një grua ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit dhe i vëllai bën fajtorë për këtë mjekët, të cilët kanë treguar neglizhencë.

Gruaja e vdekur është 56-vjeçarja Ervehe Dedej dhe sipas vëllait saj Albert Doko mjekët e Urgjencës së Durrësit nuk e prekën me dorë të ndjerën sepse ishte pisët sipas tyre, pasi kishte rënë në një kanal në Porto Romano.

Albert Doko tha:

"Mjekët nuk e prekën me dorë për 3 orë dhe nuk i afroheshin se ishte me baltë. Motra kishte rënë në një kanal në ‘Porto Romano’. Kërkoj hetim për mjekët e urgjencës së Durrësit. Mjeku më tha se motrën se shpëtonte dot as Zoti. Nëna ime u lutej mjekëve që t’i shpëtonin vajzën.”


Pas denoncimit në media, Alberti thotë se do i kallëzojë edhe në polici mjekët e Durrësit për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur tre ditë më parë në spitalin e Durrësit.

Por, sipas mjekëve 56-vjeçarja kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh dhe nuk mund të shpëtohej.

Gjithsesi mbetet për t'u parë nga hetimet se cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj vdekjeje edhe pse ky nuk është rasti i parë që në spitalin e Durrësit vdesin pacientë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot