Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 11, 2018

Ramës nuk ia ndien që 8 persona humbën jetën, paturpësia e tij arrin kulmin!

Në Vlorë pasditen e djeshme u vranë 8 persona nga Ridvan Zykaj, ndërkohë që policia u ngrit në këmbë për të kapur autorin e armatosur, arrestim i cili u bë ditën  e sotme rreth orë 6:30.

Por pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë që nuk tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin, kryeministri Rama akoma nuk ka dhënë asnjë prononcim.

Ajo çka është e habitshme në këtë mes është fakti se ai rreth një orë më parë ka postuar një faqen e tij në Facebook një video-informacion për ecurinë ekonomike ne vend, punësimin dhe bizneset e reja që janë hapur, por pa folur në lidhje më masakrën e Vlorës që la pas 8 të vdekur.

Duket se mania e kryeministrit për të propaganduar ‘arritjet’ e tij i tejkalon edhe ngjarje të tilla, pasi një kryeministër normal së paku do tu kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, por jo kreu i qeverisë shqiptare: ky i fundit uron me paturpësinë më të madhe ‘fundjavë të mbarë’.

Lidhur më këtë postim shumë komentues i janë sulur në shenjë indinjimi Ramës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ”- shkruan Rama.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot