Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 19, 2018

Kush e bleu Rrajcën dhe pasuritë e saj? Zbuloni cfarë po ndodh me banorët, gati për shpërthimin e madh


  
Tashmë legjendat apo edhe gojëdhënat e fshatit të Rrajcës kanë filluar të marrin jetë. Para disa muaj portali Telegraf Albania ka publikuar dy artikuj ku tregohet me hollësi se çfarë po ndodh me pasurinë e kësaj zone.


Kanë qenë të shumta reagimet e banorëve ku disa mbajnë anë pro apo kundër firmës gjermane. Sipas burimeve dytësore për portalin bëjnë me dije se banorët e fshatit kanë organizuar një peticion ku janë marrë të gjitha firmat, ku sipas tyre do të rrëzojnë vetë këtë vendim të miratuar nga Bashkia Përrenjas dhe me urdhër të Ministrisë së Mjedisit.
Nuk dihet sa do te zgjasë ky problem edhe pse ky fenomen ka marrë një rrjedhë tjetër, atë të vetëvendosjes pa ndihmën e  shtetit. Kjo do të çonte banorët drejt një sherri masiv. Ndërkohë drejtorë të firmës, mendojnë së janë në rregull,por  nga krahu tjetër banorët edhe pronarët e tyre mendojnë se këto janë mashtrime dhe bëhen me pretekstin për të zaptuar tokat e lëna në harresë.

Nuk janë të shumtë personat që janë kundër firmës, njëri prej tyre A.B shprehet se: “Nuk mendoj se kjo çështje duhet te behet kaq e madhe, se ju prish interesin dy apo tre kokave. Unë nuk jam kundër për shkak se ky investim do te jepte jehone dhe do te rriste ekonominë  e fshatit tonë që prej vitesh është lenë në harresë. Dua të theksoj se gjithçka që po ndodh është e kotë, nuk ka falsifikime, unë po jap mendimin tim. As Miranda Rira e as Ministri i Mjedisit nuk do të lëshonin letra pa vetëdije sepse te gjithë i dine pasojat. Kështu që për ta mbyllur dua të shtoj se kjo çështje do të zgjidhet me mirëkuptim dhe as me peticion ose me sherr apo me vrasje siç janë kërcënuar shumica, ose kështu shprehen për arsyet dhe interesat e tyre”-kështu shprehet ndër t3 tjera banori i këtij fshati.

Ndonëse banorët e fshatit të Rrajcës, po tërhiqen ose të paktën kështu po tregohen edhe nga faktet që shumica e tyre paraqesin me shkrese apo me dokumente. Duhet theksuar se nuk janë të paktë banorët që kërkojnë tu kthehen pronat e tyre, edhe pse janë lënë në harresë të plotë, edhe pse disa prej tyre nuk i dini ku i kanë edhe aq me tepër nuk disponojnë asnjë dokument serish pretendojnë se toka është  e tyre. Kjo është e vërteta, nga një legjendë në diçka serioze, nga floriri i Aleksandërit të Madh me tre gurët e mistershëm deri tek tokat e pushtuara nga gjermanët. Sado i vërtetë qoftë mund të themi me plotë gojë se rrajcarët e kanë zgjidhjen atë të bashkimit të forcave për të dhënë një rezultat pozitiv.
Telegraf Albania

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot