Sezoni i ri i cili nis në Shtator do të sjell ndryshime në ekran, rikthime por edhe lëvizje nga një television në tjetrin.
Ndër lëvizjet më të bujshme është ajo e Ilva Tares, e cila duket se do të lërë ‘Ora News” ku prej vitesh drejton emisionin “Tonight Ilva Tare” dhe është drejtore e informacionit në këtë Televizon.
Tare pritet që të drejtojë departamentin e informacionit në televizionin më të ri në vend, CNN.
Gjithashtu një rikthim i shumëpritur do të jetë ai i Rudina Xhungës, e cila pritet të shfaqet në ‘News 24” me një emission ndryshe nga herët e tjera, e që do t’i zërë vendin Eni Vasilit, dhe do të jetë fytyra kryesore e ekranit.
Vasili pas shumë vitesh në News 24, me emisionin “Studio e Hapur” pritet që ta drejtojë emisionin “Top Story” në Top Channel.
Nga ana tjetër gjigandit CNN, pritet t’i bashkohet edhe Sonila Meço e cila dikur ka qenë fytyra kryesore e top channel e Agon Channel.
Genta Popa, spikerja e lajmeve në Top Channel gjithashtu do të kalojë në CNN.
Burimi: 24.al
No comments:
Post a Comment