Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 12, 2018

"Artistët e vërtetë janë të varfër", Kozma Dusha: Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet

Që arti i vërtetë i muzikës është në degradim çdo ditë kjo nuk ha shumë diskutim, por më  e frikshme është se masa preferon gjithnjë e më shumë vetëm komercialen…

Megjithëse Jala mund të mbahet si vend ku festojnë vetëm të rinjtë, kjo nuk mban larg kësaj perle bregdetare këngëtarë si Kozma Dushi dhe Liljana Kondakçi, të cilët ishin të ftuar në një event artistik.

Në një intervistë për programin “Pushime On Top”, dy artistë e shquar kanë rrëfyer disa të vërteta që shumëkujt mund të mos i pëlqejnë por janë e vërteta.

I revoltuar me aktualitetin Kozma Dushi u shpreh:
"Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjera, nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5 mijë euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta. Kur I thua një biznesmeni që kushton tre mijë euro një videoklip, thotë merri 50 mijë lekë të vjetra.”

Sakaq duke komentuar brezin e artistëve të vjetër apo ata që janë profesionistë janë shumë të varfër, Dushi tha:

Do vijë një ditë që ne nuk do të jemi më. Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet. Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin.”

Ndërsa Liljana Kondakçi tha:

"Kudo që unë këndoj shikoj reagimin e njerëzve. Punoj shumë për të shtuar repertorin, punoj sikur të jem future dje në treg. Ndihem e vlerësuar nga njerëzit që duan muzikën time.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot