Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 4, 2018

Zbulohen detaje të reja/ Çfarë e shtyu 65 vjeçarin t'i vinte flakën banesës me të shoqen brenda?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Gjegjan të Elbasanit.

Shyqyri dhe Sabire Liçi, 65 dhe 60 vjeç janë gjetur të pajetë në banesën e tyre si pasojë e asfiksisë nga flakët e zjarrit.

Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit nga dy bombola të cilat gjendeshin qëllimisht të çmontuara në të dy katet e banesës.

Mendohet se autor i ngjarjes së rëndë ka qenë 65-vjeçari i cili vuante nga depresioni.

Në dyshimet paraprake, që pritet të zbardhen nga policia, nën tronditje psiqike burri ka hapur gazin dhe i ka vënë flakën banesës.

Dyshohet se ajo çfarë e ka çuar atë të kryejë aktin ekstrem ka qenë sëmundja e rëndë e të shoqes dhe neglizhenca e tre fëmijëve, të cilët nuk iu telefononin prej kohësh.

Fqinjët kanë raportuar, se 65-vjeçari ishte në depresion për shkak të problemeve familjare.

Çifti jetonin të vetëm në banesë pasi ishin braktisur nga fëmijët, të cilët ishin larguar në emigracion.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot