Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 18, 2018

U shtrua me urgjencë në spital, këngëtarja e madhe shqiptare jep një mesazh

Disa ditë më parë, këngëtarja e madhe e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u shtrua me urgjencë në spital, për shkak të një problemi shëndetësor.

Ajo u vizitua nga figura të larta qeveritare, por nuk munguan as vizitat nga miqtë, të afërmit e dashamirësit e bilbilit të këngës shqipe.

Fatmirësisht, teksa kanë kaluar disa ditë nga momenti i shtrimit në spital, gjendja e këngëtares duket se është përmirësuar ndjeshëm.

Vetë këngëtarja ka shkruar disa rreshta në rrjetet sociale, ku falenderon gjithë fansat dhe dashamirësit, për mbështetjen e tyre.

Ndër të tjera, këngëtarja shprehet:

"Përshëndetje të dashurit e mi, Dëshiroj t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë.
Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të nihem edhe më mirë!
Jam shumë me fat që ju kam! E juaja Nexhmije Pagarusha".

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot