Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 3, 2018

Tronditëse/ Kryeministri akuzohet për ngacmim seksual

I cilësuar shpesh si kryeministri më i bukur në botë, Justin Trudeau, është përfshirë së fundmi në një skandal.

Mediat kanadeze kanë shkruar se ai ka ngacmuar seksualisht një reportere gjatë një festivali muzikor në vitin 2000

Por ai i ka mohuar këto pretendime, duke thënë që nuk mban mend të ketë bërë ndonjë ndërveprim negativ atë ditë. Akuzat e kanë dominuar debatin politik gjatë ditëve të fundit në Kanada.

Kryeministri kanadez, i cili më parë ka thënë se ka zero tolerancë ndaj ngacmimeve seksuale, është pyetur rreth incidentit gjatë një turneu tre-ditor për të festuar Ditën e Kanadasë.

Ai u tha gazetarëve:

"E mbaj mend mirë atë ditë, ishte një ngjarje e Fondacionit Avalanche për të mbështetur sigurinë nga ortekët. Unë pata një ditë të mirë dhe nuk mbaj mend ndonjë ndërveprim negativ që atë ditë. "

Në vitin 2000, Trudeau ishte mësues, 28 vjeç dhe po ndiqte festivalin muzikor të sponsorizuar nga një kompani birrash në British Columbia.

Ai humbi vëllain e tij Michel, për shkak të një orteku në vitin 1998. Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, në një gazetë lokale kishte dalë një editorial ku Truedau akuzohej për ngacmim seksual të një gazetareje që po raportonte për atë ngjarje.

Gruaja në fjalë ishte ndjerë tepër e parespektuar, ndërkohë që Trudeau i kishte kërkuar falje, duke i thënë se në rast se do e dinte që po shkruante për një gazetë nacionale nuk do të kishte qenë aq i paturpshëm.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot