Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, July 13, 2018

Si do të jetë moti deri më 10 gusht? Befasojnë meteorologët

Temperaturat deri në javën e parë të gushtit, sipas MeteoAlb nuk do t’i kalojnë 33-35 gradët.

Në këtë parashikim afatgjatë, sinoptikanët thonë se deri në fund të korrikut vranësira dhe shira të përkohshëm shfaqen kryesisht në zonat malore Veriore por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa temperaturat edhe në pjesën e dytë të korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C.


Me një vlerësim paraprak, deri sot nuk ka sinjale për periudha të nxehta disa ditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018 por edhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara Jugore, mund të ngjitet në 35 – 36°C. Edhe gjysma e parë e gushtit 2018, sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi Verior dhe zonat Lindore.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot