Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 18, 2018

"Rama ka në plan shkatërrimin e fermerëve", ish-deputeti flet për projektin "100 fshatrat"

Prej muajsh në çdo takim publik dhe thuajse në çdo dalje televizive Rama ka folur për projektin e “100 fshatrave” që parashikon bashkimin e fermerëve për hapjen e mundësisë që të përfitojnë fonde.

Skepticizmi është i madh për realizimin e këtij projekti, mirëpo ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu ka shkuar më larg duke ngritur akuza se kryeministri po shkatërron fermerët e vegjël me anë të këtij projekti.

Shehu shkruan:

Biznesmenët dhe fermerët nuk kanë nevojë t’ju tregojë Rama se çfarë duhet të bëjnë. Por kanë nevojë që ky shteti i Ramës të ndërtojë rrugët dhe kanalizimet, të mbledhë dhe përpunojë plehrat dhe ujrat e zeza, të garantojë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, dhe të luftojë korrupsionin.”
Po sipas ish-deputetit, ky projekt është një lugë bosh për fshatin, sepse këto fonde do bien në duart e biznesmenëve. Fshati, sipas tij, nuk zhvillohet me panaire dhe fasada, por me mbështetje reale.

Postimi i plotë i Sherefedin Shehut:

"Pse Rama Tha 100 Fshatra dhe Jo 99 Apo 101
Sepse ai numër nuk ka dalë nga ndonjë studim dhe analizë për nevojat, prioritetet dhe mundësitë e mbështetjes. Kaq e vendosi “I Madhi”. Dhe ai nuk ja fut kot, sepse numrat goditës pas asnjë studim gjithmonë i kanë dhënë rezultat. Kujtoni numrat 300 mijë për vendet e punës, 1 miliardë për PPP-të, 100 mijë për pemët e Tiranës ku të 100 mijtën e bekoi vetë myftiu i Tiranës, etj.
Por, numrat e Ramës po na fundosin. Fshati nuk zhvillohet me numra dhe parulla por me shtet të vërtetete dhe jo si ky i Ramës, të cilin e bën ditën me fjalë dhe e prish natën me vepra.
Biznesmenët dhe fermerët nuk kanë nevojë t’ju tregojë Rama se çfarë duhet të bëjnë. Por kanë nevojë që ky shteti i Ramës të ndërtojë rrugët dhe kanalizimet, të mbledhë dhe përpunojë plehrat dhe ujrat e zeza, të garantojë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, dhe të luftojë korrupsionin.
Fshati nuk zhvillohet me panaire dhe fasada por me programe financimi dhe mbeshtetje reale. 95% të tokës e zotërojnë dhe punojnë fermerët e vegjël, por atyre ju është hequr edhe ajo pak mbështetje që merrnin nga buxheti për të punuar tokën dhe blerë fara, fidana, bagëti, bletë, plehra, pesticide dhe materiale të tjera që ju nevojiten për bimët, pemët dhe kafshët.
Mbështetja buxhetore e fermerve të vegjël po shkon për disa biznesmenë të agro-industrisë, të cilët e ndajnë me partinë e Ramës, mbasi biznesi tyre nuk mund të zhvillohet me këto lëmosha por vetëm me linja kredish të buta dhe pa interes që sot mungojnë.
Kështu, projekti i 100 fshatrave është luga bosh e radhës për fshatin. Buxhetin e tij do ta hanë biznesmenët dhe fondacionet e qyteteve në tavolina me Ramën dhe shokët e tij."

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot