Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 17, 2018

Pushtetin e kanë bërë "pronë", Pasuria marramëndëse e Dakos dhe Sejdinit!

Emrat e tyre lakohen shpesh si pashallarë të pushtetit dhe parasë, duke marrë akuza të shumta nga kundërshtarët e tyre për mënyrën se si e kanë shtruar terrenin e tyre, mirëpo ata vazhdojnë të jenë në krye të bashkive ndër më të mëdha në vend pa u shqetësuar.

Fjala është për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, të cilët kanë nga tre mandate secili në krye të bashkive përkatëse.

Pasuria e Dakos dhe Sejdinit përllogaritet marramendëse dhe këtu po flasim vetëm për atë të deklaruar, pasi pasuria e padeklaruar dyshohet se zë 90% të pasurisë reale, ku përfshihen pallate, fabrika, hotele, prona, lokale dhe magazina dhe e gjitha me origjinë të dyshimtë.

“Të gjithë të barabartë para drejtësisë” është një slogan që ka mbetur vetëm si dekor në sallat e gjyqeve, pasi drejtësia si duket është e pafuqishme përballë oligarkëve të pushtetit.

Pasuria e Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit është bërë publike nga “pamfleti.net” dhe ajo llogaritet si më poshtë:

Pasuritë e fundit të Vangjush Dakos

Katër apartamente në plazh, të cilat janë shkëmbyer me një Pronë në Shkozet.

Një apartament 245 m2 i cili është shkëmbyer me një apartament tjetër 120 m2 ndërtim vitit 1994, plus bodrum dhe garazh 32 m2 ndërtime të vitit 1999.

Shtohet pasuria me një truall 4950 m2 në Xhafzotaj , plus ndërtesë tre kate sipas lejes shesh ndërtimi dhe godinë shërbimi ku kati përdhe është 1653 m2 plus 624 m2.

Shitje e dy apartamenteve, 35 000 euro dhe 37 729 euro.

Të ardhura neto, 1 430 260 lekë.

Të ardhura neto si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës, 153 000 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e pronës 8 523,55 euro.

Bashkëshortja Znj. Alba Dako, 677 823 lekë nga paga si përgjegjëse laboratori, Drejtoria Rajonale Shëndetësore.

Gjendje llogarie me vlerë 8 523,55 euro.

Shtesë me 1,19 USD në llogarinë, 11 017,71 USD.

Gjendje llogarie me vlerë 142,92 Lekë.

Shtesë me 150 450 Lekë nga paga pranë Këshillit të Qarkut.

Pakësim me 2 400 Lekë në llogarinë pranë Procredit Bank, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor është 841 258 Lekë.

Gjendje e llogarisë 72 729 Euro.

Pasuri të tjera
Pronar i një toke truall me sip. 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollar.

Pronar i një pallati 11- katësh me sip. totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë.

Pronar me i një magazine me sip. 187 m2 dhe i një trualli me sip. 539 m2 në vlerën 550 000 lekë.

Pronar i një magazine me sip. 300 m2 në vlerën 500 000 lekë.

Pronar i një garazhdi me sip. 100 m2 në vlerën 15 000 dollar.

Pronar i një apartamenti me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollar.

Pasuritë e fundit të Qazim Sejdinit

Të ardhura 1 466 920 Lekë nga paga

Të ardhura me vlerë 112 200 Lekë si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan.

Të ardhura me vlerë 3 180 431 Lekë të përfituara nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Bashkëshortja, të ardhura interesi me vlerë 22 879 Lekë.

Bashkëshortja, 248 640 Lekë nga paga si punonjëse në kompaninë Ujori Sh.p.k

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 289 776 Lekë nga pensioni.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 600 000 Lekë nga qiraja e pronës.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 5 000 000 Lekë nga shpërndarja e dividendit.

I biri Z. Alion Sejdini, 798 673 Lekë nga paga si punonjës i DRF Elbasan.

I biri 280 000 Lekë nga paga prej aktivitetit person fizik në radion lokale.

I biri humbje 83 440 Lekë nga akitviteti si person fizik.

I biri 22 898 Lekë nga interesat e maturimit të Bonove të Thesarit.

Bashkëshortja e të birit, 729 000 Lekë nga paga si punonjëse në Ujori.

E bija Znj. Imelda, 1 429 095 Lekë nga punësimi, veprimtaria akademike.

E bija 496 996 Lekë nga puna në kompaninë e sigurimeve Sigal.

E bija 306 000 Lekë nga qiraja e objektit.

E bija 153 000 Lekë, si autore nga shitja e librit ‘Etika e Biznesit’.

E bija Ina, 788 185 Lekë nga puna si pedagoge në Universitetin e Elbasanit.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot