Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë natës që gishtërinjtë të mos u përgjigjen lëvizjeve tuaja?
Ju mpihet dora dhe mezi e ndjeni. Nëse e anashkaloni këtë ndjesi do të keni probleme madhore në të ardhmen, ndaj e mira është ta trajtoni që në fillim.
Fillimisht duhet të dini se e gjitha kjo njihet me emrin “Carpal tunnel syndrome”, sindroma e kyçit të dorës, e cila s’është gjë tjetër veçse një shtrydhje nervore.
Simptomat e para janë mpirja dhe ndjesia e shpimit të duarve si më gjilpërë. Përgjithësisht sindroma në fjalë prek më së shumti gratë.
Bëni pushim
Nëse keni një punë që i mban vazhdimisht duart dhe kyçet në lëvizje, e mira është që çdo 2- 3 orë të ndaloni dhe qetësoheni pak. Lëvizini duart, gishtërinjtë, bëni disa ushtrime specifike dhe tërhiqni muskujt.
Jeni që jeni nxirrini duart përpara, bëni disa squats- a dhe tonifikoni të gjithë trupin.
Mbajeni kyçin drejt ndërkohë që punoni
Studimet kanë treguar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të kyçit dhe kësaj sindrome. Rregullojeni karrigën në mënyrë të atillë që parakrahët tuaj të jenë në të njejtin nivel me tastierën. Mundohuni t’i mbani kyçet sa më drejt, pa i lakuar shumë.
Qëndroni ulur ashtu siç duhet
Një pozicion i keq në karrige ju dëmton jo vetëm shpinën por ushtron presion te shpatullat, të cilat ndikojnë te kyçi dhe duart.
Përdorni akull
Kjo metodë nuk e lufton sindromën e kyçit të dorës, por arrin të paktën t’ju lehtësojë dhimbjet.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Wednesday, July 18, 2018
Home
Unlabelled
Përse iu mpihen duart gjatë natës dhe çfarë duhet të bëni?
Përse iu mpihen duart gjatë natës dhe çfarë duhet të bëni?
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment