Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 18, 2018

"Noizy është bukëshkalë, e mora nga stoli edhe e bëra artist", flet ish-bashkëpunëtori i reperit

GBMC ka qenë një prej producentëve të parë, i cili ka bashkëpunuar me Noizyn në shumë këngë të famshme të reperit, siç janë Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” apo OTR me zemër”.

Producenti njihet edhe për bashkëpunimin në albumin e parë të Noizyt.

Ditën e sotme GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN në INTv, studion e tij si dhe foli për projektet, showbizzin shqiptar dhe marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn.

Në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin ndërkohë që në fillim ishte nisur për të.

I pyetur nga Flavio për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist ndërsa ai na harroi nuk na përmendi në asgjë , madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar.

Ai tha:

"I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro".

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot