Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 4, 2018

5 krimet makabre që kanë tronditur Librazhdin!


Ngjarje mjaft të rënda kanë tronditur qytetin e Librazhdit ndër vite.
Telegraf Albania risjell në vëmendje 5 ngjarjet që i tronditën të gjithë. Nga vrasjet makabre e deri tek përdhunimet e tmerrshme.
Autorët e këtyre ngjarjeve janë identifikuar dhe kanë marrë dënimin e caktuar nga institucionet përkatëse.

Ngjarja e rëndë e 15 shkurtit të vitit 2010, djali masakron me sëpatë të ëmën, zbulohen tre krimet e tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Prevallë të rrethit Librazhd. Autori i dyshuar i vrasjes është djali i të ndjerës, Haki Miska 53 vjeç dhe ai e ka qëlluar të ëmën me një sëpatë duke e masakruar deri sa i mori jetën dhe më pas është zhdukur në drejtim të paditur.  Zbardhja e plotë e vrasjeve të kryera prej tij në 15 vitet e fundit u bë pak kohë pasi ai ekzekutoi edhe të ëmën më 4 shkurt të vitit 2010. Autori i këtyre krimeve makabre hodhi dritë mbi 3 ekzekutimet e kryera 16 vitet e shkuara. Seria e krimeve të kryera prej tij, kishte nisur me dyshimet për tradhti nga ana e së shoqes, Mimoza Miska atëherë 32 vjeçe. Haki Miska, pasi pranoi ekzekutimin e saj, tregoi shkaqet dhe mënyrën si e realizoi atë. Viktimat e radhës të Miskes ishin: Qamil Luka, Gani Bruku dhe së fundmi nëna e tij, 70-vjeçarja Dije Miska.

Ardian Prrenjasi, pedofili që rrëmbeu dhe vrau të miturin – 17 mars 2013


Në 17 Mars të 2013, 45 vjeçari Ardian Përrenjasi teksa dëshmonte në polici lidhur me rrëmbimin e një 10 vjecari, pranoi se në 2012 kishtë rrëmbuar një tjetër fëmijë, të cilin më pas e kishte vrarë, 11 vjecarin, Julian Çela. “E vrava se bërtiste”- ka rrëfyer pedofili nga  Prrenjasi i Librazhdit. Prrenjasi kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. E kishte vrarë të njëjtën ditë që e kishte rrëmbyer, (30 nëntor 2012), pastaj trupin e të miturit të mbështjellë me batanije të kuqe të mëndafshtë e kishte hedhur në një kazan plehrash pranë shtëpisë. Ai ishte pritur derisa kamioni i plehrave të vinte ta merrte për ta hedhur në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit, në Sharrë. Prrenjasi ishte shoqëruar më pas nga policia në landfillin e Sharrës për të treguar vendin se ku e kishtë për herë të fundin djalin. Por trupi i djalit nuk u gjend kurrë. Të jetë kjo një hipotezë e mundshme, që duhet marrë në konsideratë nga hetimet policore për identifikimin e kufomës?

I riu përdhunon nënën e tij – 25 janar 2014


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Librazhdit, ku djali ka përdhunuar nënën e tij. Policia bën të ditur se ka arrestuar 27-vjeçarin Astrit Miska, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nënën e tij 54-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht në Librazhd. Burime nga policia kanë bërë të ditur se denoncimi është bërë gjatë ditës së sotme në komisariatin e policisë së Librazhdit, nga gruaja 54-vjeçare me inicialet S. L. Në denoncimin e bërë në polici, 54-vjeçarja ka deklaruar se gjatë mesnatës rreth orës 01:00 të ditës së sotme, djali i saj, Astrit Miska, ka hyrë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Edhe pse gruaja 54-vjeçare kishte kundërshtuar, nuk kishte mundur që të ndalonte djalin. Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë së Librazhdit kanë vënë në pranga të akuzuarin, Astrit Miska, ndërsa është bërë edhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Aktualisht dosja i ka kaluar Prokurorisë së Librazhdit për akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.

1 Maj 2014: Nëna mbyt me jastëk foshnjën 2 muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Kuturman të Librazhdit. Një nënë 30- vjeçare ka mbytur foshnjen e saj 2- muajshe me jastëk. Fillimisht ajo e ka raportuar ngjarjen si aksidentale. Ajo u ka thënë bluve se fëmija u mbyt duke pirë gji. Por pas hetimeve është zbuluar se fëmija është mbytur. Nga hetimet paraprake, dyshohet se gruaja konfliktohej shpesh me të shoqin emigrant, për atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Sipas grupit hetimor, dyshimet e bashkëshortit për atësinë e foshnjës e kanë çuar 30-vjeçaren Orjana Lleshi drejt aktit ekstrem.

Masakroi nënën e dy fëmijëve, arrestohet autori.


Në datën 9 dhjetor 2013 gjatë seancës së dhënies së pretencës, prokurori i çështjes, kërkoi dënimin me 19 vjet burg për Çelnik Meleqin i cili në shtator të 2012 ekzekutoi Fatjona Sulën, 24 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Kufoma e së resë u gjet 100 metra poshtë doganës së Qafë Thanës, nën një urë tek Rruga e Re në Pogradec, pasditen e 12 shtatorit nga një bari në afërsi të ish Repartit Ushtarak në Qafë Thanë, në rrugën Pogradec-Përrenjas. Pasi dëgjoi prertencën gjykata e Pogradecit shtyu seancën për dëgjimin e pretendimeve të mbrotjes më pas marrjen e një vendimi. Sipas policisë, nëna e dy fëmijëve pasi është goditur me gurë në kokë dhe në fytyrë poshtë urës është tërhequr zvarrë për rreth 100 metra dhe është hedhur pas disa barishteve e shkurreve. Kufoma, gjysmë e zhveshur, u gjet nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë, ndërsa rreth vendit të ngjarjes u gjetën rrobat e saj. Sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë goditur rreth mbrëmjes së 11 shtatorit 2012 ndërsa kufoma është gjetur pasditen e 12 shtatorit 2012. Autori i krimit Çelnik Maliqi nga fshati Rrajcë e Librazhdit ka pranuar se ka vrarë Fatjona Sulën. Sipas autorit të krimit, viktima deri tek vendngjaria është çuar me një makinë tip Golf, por pas aktit seksual që kanë kryer poshtë urës, Fatjona i ka kërkuar atij 50 mijë lekë të vjetra pasi duhet të ushqejë fëmijët.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot