Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, July 5, 2018

Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në zonën Schengen, vjen vendimi i fundit për shqiptarët!

Një plan për verifikimin e udhëtarëve të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen është miratuar nga Parlamenti Europian.

Ligjvënësit europiane e kanë miratuar planin më 5 korrik dhe të gjithë udhëtarët që nuk janë pjesë e BE, përfshirë këtu edhe ata shqiptarë, do t’i nënshtrohen një procesi verifikues.

Duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë të gjithë do t’i nënshtrohen procesi para se të arrijnë në kufirin e Schengen.

Në deklaratën e BE thuhet se ky plan synon të “identifikojë kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”.

Ky propozim do të nisë të zbatohet nga viti 2021 në sistem dhe do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare të BE-së.

Aplikacioni do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeç, ndërsa për të tjerët do të kushtojë 7 euro dhe do të zgjasë rreth 20 minuta.

Ky sistem do të jetë i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot