Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 18, 2018

Ndodh çudia, Berati shpall "Qytetare Nderi" presidenten kroate

Një qytetare nderi të veçantë do të ketë qyteti i Beratit shumë shpejt. Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç u shpall sot qytetare nderi e qytetit të Beratit.

Mësohet se vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, që miratoi dhënien e titullit “qytetare nderi” presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidentja do të vijë në Shqipëri me ftesë të homologut të saj. Ilir Meta, ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit.

Ajo që bie në sy në axhendën e saj, është fakti se nuk do të vizitojë në asnjë moment qytetin e Beratit, i cili edhe e shpalli kroaten si qytetare nderi, ndërsa ngelet mister motivacioni.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot