Motra e Silvi
Ndocit, të resë e cila u gjet e vrarë bashkë me të shoqin, Boran
Berçama brenda makinës së tyre në Shkodër, u ka kushtuar disa fjalë të
dhimbshme viktimave.
Ata lanë pas një djalë të vogël, i cili, siç shkruan e motra,
vetëm kërkon prindërit e nuk ndalet së thërrituri emrin e tyre.
Motra i premton Silvit se do të kujdeset ajo
për Borisin, djalin e vogël të çiftit, ndërsa për veten e saj thotë se
sytë do të shikojnë vetëm verbim. Ndër të tjera, e reja shton se hakmarrjen do
t’ia lejë në dorë Zotit.
Postimi i plotë i motrës së Silvi Ndocit:
A moj moter qa na thave shpirtin mu mamit vllait motres smuna
me fjet pa te than naten ty e boranit a moj moter me le nipin vetem moj moter
Po ti o boran pse ja dhat besen njani tjetrit me ik ne kete menyr e me lan
borisin vetem qe ju kerkon o mami o babi kuku per mu o zot o zot nese ka zot ta
lej ty ne dor per hakmarrjen e te dyve o dritat e syve te mi se tash shof vec
verbim ne syt e mi me keni lan nje se na freskon shpirtin e na kujton juve kuku
per ne pushofi ne pace engjullit e mi flini te qet se do kujdesena ne per
borisin deri ne frymen e fundit do ju premtoj se zdo mungoj as gja per vec
dashnija juaj moj moter e boran o zot jeipi bekimin tend te pushoj ne paqe kta
dy lule te bukura".
No comments:
Post a Comment