Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 18, 2018

Kjo është arsyeja se pse jeni "ushqimi" i preferuar i mushkonjave

Ndoshta nuk e keni ditur por mushkonjat kanë “preferenca” në bazë të grupit të gjakut. Pra, nëse keni gjak të grupit A, do të ishte mirë që të shmangnit shëtitjet në pyje

Nëj studim i kryer së fundmi tregon se personat që kanë grupin e dytë më të zakonshëm të gjakut janë kryesisht më të preferuarit e mushkonjave.

Në shumicën e rasteve, pickimet e mushkonjave janë të padëmshme,por në varësi të zonave ato mund të mbartin edhe sëmundje të rrezikshme. Mushkonjat që gjenden në pyje shpesh mund të mbajnë shumë baktere, përfshirë ato që shkaktojnë sëmundjen Lyme.

Shkencëtarët në Republikën Çeke me anë të një eksperimenti, zbuluan provat që insektet mund të preferojnë gjakun e njerëzve të grupit A.

Ata  hodhën një mostër të vogël të gjakut nga llojet A, B, AB dhe O në një letër sterile në laborator dhe panë lëvizjet e mushkonjave për dy minuta. Pjesa më e madhe e tyre u drejtua tek gjaku i grupit A.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot