Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 17, 2018

Kishte dhimbje koke, nëna vret foshnjën me qumësht gjiri vdekjeprurës

Një grua 30 vjeçare që vuante nga dhimbjet e forta  të kokës është akuzuar për vrasjen e djalit të saj vetëm 11-javësh.

Sipas autoriteteve Samantha Jones e ka vrarë foshnjën me anë të një përzierje vdekjeprurëse të drogës në qumështin e saj të gjirit.

Ngjarja ka ndodhur në 2 prill të këtij viti, ndërsa autopsia zbuloi se foshnja vdiq nga një kombinim i metadonit, amfetaminës dhe metamfetaminës.

Samantha Jones deklaroi para policisë se ishte shumë e lodhur me fëmijën ndërkohë që  merrte mjekime pasi ishte bërë e varur  ndaj qetësuesve të dhimbjes.

Jones rrëfeu se foshnja po qante rreth orës 3 të mëngjesit dhe ajo kishte provuar ta ushqente me gji pasi ishte shumë e lodhur të zbriste poshtë për të marrë qumështin pluhur.

Më pas ajo shtoi se fëmija filloi prap të kishte uri, kështu që ajo i dha sërish të pinte nga qumështi i gjirit.

Një orë më vonë ajo e gjeti foshnjën të zbehtë, me hundët që po i nxirrnin gjak dhe vetëm pak më vonë humbi vogëlushi kishte humbur vetëtijen. Foshnja humbi jetën pak pasi u çua në spital.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot