Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, July 14, 2018

Ismail Kadare në gjendje të rëndë shëndetësore

Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar ditën e sotme me urgjencë në spital në Paris.

Lajmin e hidhur e ka dhënë poeti i njohur Arti Lushi, i cili shkruan se është njoftuar nga spitali se shkrimtari Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai njofton:

"Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmëve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”

Ismail Kadare (lindur më 1936) është një ndër shkrimtarët kryesorë bashkëkohorë, ish-deputetdhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.

Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot