Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, July 2, 2018

"Gjaku çurg"/ Aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin! Fotot

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, në afërsi të bulevardit Bajram Curri.

Një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili shihet se është i shtrirë në tokë, ndërsa gjaku i tij ka larë asfaltin.

Pamjet e mbërritura ekskluzivisht për JOQ.al tregojnë momentin vetëm pak çaste pas aksidentit, ku dhe policia nuk ka mbërritur ende.

Burime nga policia bëjnë me dije për JOQ.al se mjeti tip “Benz” i drejtuar nga 21-vjeçari V.K., ka përplasur këmbësorin, ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.
Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00 në Unazë, mjeti tip“Benz” me targë AA 909 FE, me drejtues shtetasin V. K., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor, ende të pa identifikuar, i cili u dërgua në spital në për ndihmë mjekësore.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale, mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot