Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 3, 2018

Elbasan/ Ujqërit shkaktojnë panik në fshat, shqyejnë gomarin

Një banor i një fshati në qytetin e Elbasanit ankohet se ujqit i kanë shqyer gomarin.

Ai thotë se banon në fshatin Kodra e Bujares, në Elbasan dhe gjatë natës ujqit i janë afruar banesës dhe kanë ngulur dhëmbët të uritur tek gomari.

Mesazhdërguesi shton se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në këtë zonë, pasi janë raportuar edhe të tjera raste ku ujqit kanë shkaktuar dëme në blegtori.

Banori i fshatit Kodra e Bujares, shprehet kështu:

"Fotoja është bërë në fshatin Kodra e Bujares në Elbasan. Në to tregohet se si ujqit kanë masakruar një kafshë të llojit gomar, brenda në kasollen e tij. Nuk është rasti i parë që kafshët e egra sulmojnë në këto fshatra pothuajse brenda në shtëpi. Duket se kohët e fundit është bërë shtimin i kafshëve të egra si ujku dhe ariu. Në një fshat ngjitur me ne, ujku ka mbytur 16 dhi brenda në stallë dhe tre qentë e kopesë. Kjo do të thotë që ata sulmojnë në tufa me më shumë se 5 ujqër. Na falni për fotot se duken pak horror… Edhe pse banoret janë ankuar në bashki e polici, asnjë masë nuk është marrë".

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot