Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 17, 2018

Dokument/ Edi Rama del zbuluar mban me para biznesin e kriminelit më të madh shqiptar

Klement Balili vazhdon të jetë në kërkim policor prej dy vitesh, ndonëse ka zëra që thonë se ai fshihet në Sarandë me garanci politike se nuk do të preket. Por përtej kësaj, bizneset e familjes së ‘Eskobarit të Ballkanit’, sikundër e cilësuan mediat greke, vazhdojnë të përfitojnë para publike përmes tenderave. Kompania e policisë private ‘Balili & Co’, ka fituar së fundi një tender nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Gjirokastër, me vlerë rreth 35 milionë lekë të vjetra.
Shpallja fituese e kompanisë së familjes së Klement Balilit është botuar në buletinin e djeshëm të Prokurimeve Publike.
Në 17 dhjetor 2017, Policia e Shtetit i hoqi licensën e policisë private “Balili & Co”, por Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e Haki Çakos dhe i riktheu licencën kësaj kompanie, duke i hapur kështu rrugë pjesëmarrjes në tendera dhe çuditërisht në shumë raste rezulton fituese.




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot