Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, July 2, 2018

“Djali është budalla, gjaku shkonte lumë nga gërshërët!” flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët

Nerfan Halimllari është autori i grabitjes së një dyqani në qytetin e Elbasanitparaditen e sotme.
50-vjeçari plagosi me gërshërë dy efektivë policie në momentin që donin ta arrestonin.
Është mësuar se i plagosur ka mbetur komandanti Ajet Celibashi si dhe dy policë të tjerë shërbimi.
Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes.
E pyetur për “Ora News”, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thotë se djali mund t’i ketë qëlluar policët me gërshërë.
Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?
I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin. Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.”
Ka pasur thikë djali?
Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat.”
Po me gërshërë i ka goditur policët?
Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.”
Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?
Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpi na ja bëri vjet qeveria.”
Çfarë kërkoni ju?
Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot