Një konflikt i
armatosur ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në zonën e Kinostudios në Tiranë,
në një pikë basti. Si pasojë, dy persona ngelën të plagosur.
Me shpejtësi në
vendngjarje ka shkuar gazetarja Dorjana Bezat, e cila ka raportuar live,
ndërsa para syve të saj zhvillohej një luftë e vërtetë me armë.
Ajo shkruan se krimin e
kishte përballë, ndërsa policia nuk dukej gjëkundi.
Gazetarja e "News
24" shkruan:
Kjo këtu jam unë. Në
rrugën përballë meje ndodhi një luftë e vërtetë. U zbrazën karikatorë e plumbat
mbushën rrugën. Gjaku po ashtu. Unë aty. Krimi përballë. Policia?
Hiçgjëkund!".
No comments:
Post a Comment