Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, June 27, 2018

Skandal/ OSHEE ju ka vjedhur deri më sot, kjo është procedura se si kanë grabitur gjithë shqiptarët


Të dhënat e siguruara nga Birn tregojnë se OSHEE arkëton nga shqiptarët dhjetëra milionë euro më shumë nga sa është e autorizuar nga ERE, ndërsa institucioni rregullator pranon llogaritje të kostove të energjisë, të cilat rezultojnë të pandershme dhe rëndojnë konsumatorin me të padrejtë.
Për të tretin vit radhazi dhe në mënyrë të heshtur, Enti Rregullator i Energjisë la në fuqi tarifat ekzistuese të energjisë për konsumatorin fundor tre ditë para fundit të vitit 2017, me një vendim në të cilin vetë ERE pranon se është ndërmarrë pa kryer analizat e nevojshme të kostove të energjisë si dhe duke pranuar disa kosto shumë të debatueshme të llogaritura nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Të dhëna të analizuara nga tregojnë se në rast se Enti Rregullator do t’i kishte zbatuar me përpikmëri rregulloret e nxjerra vetë për miratimin e tarifave, ka gjasa që shqiptarët do të përfitonin këtë vit një ulje të ndjeshme të faturës së tyre të energjisë, prej së paku 1.5 lekësh, ndërkohë që mungesa e zbatimit të rregullores i mundëson OSHEE të mbajë disa kosto, për të cilat, ekspertë të sektorit thonë se janë të pajustifikuara për një kompani nën pronësi publike.
 
Gjiknuri
Vetë Enti e pranon problemin e mosrespektimit të rregullores për përcaktimin e tarifave ndërsa në një letërkëmbim të gjatë me OSHEE vëren shkelje të shumta në rregullore, por pa mundur të bëjë korrigjimet e nevojshme. OSHEE kritikohet nga Enti veçanërisht për mosllogaritjen e fitimeve të jashtëzakonshme të viteve 2015 dhe 2016 në kostot për vitin 2018, për mosreflektimin real të kostove të “borxhit të keq” si dhe për mbajtjen e një norme të lejuar fitimi prej 16.44% mbi asetet e rregulluara, një problem ky i trashëguar nga koha kur OSHEE ishte nën pronësinë e CEZ dhe që kritikohet nga ekonomistët si një parim logjikisht i papranueshëm në kushtet kur OSHEE është kompani nën pronësi publike. Të gjitha këto llogaritje të pajustifikuara duket se mbajnë të larta tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët dhe i lejojnë OSHEE të rrisë shpenzimet e veta, veçanërisht shpenzimet për paga, të cilat janë dyfishuar në periudhën mes viteve 2014 dhe 2017 dhe pritet të rriten më tej më 2018.
OSHEE refuzoi arsyetimin e Entit Rregullator me supozimin se pjesa më e madhe e fitimeve të realizuara më 2015 dhe 2016 është “rikuperim humbjesh nga vitet e mëparshme” ndërsa theksoi se thatësira e vitit 2017 dhe prodhimi i bollshëm nga hidrocentralet private më 2018 e ka vënë OSHEE-në sërish në vështirësi financiare pavarësisht tarifave aktuale. Ajo thekson se kapitali aksioner i OSHEE vijon të jetë negativ pavarësisht fitimeve të jashtëzakonshme të viteve të mëparshme.

Procedura e tarifave
Procedura e miratimit të tarifave të reja kërkon që fillimisht operatori i tregut, në rastin konkret, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), të plotësojë një aplikim ku argumenton kostot dhe nevojat e saj për të ardhura për të mbuluar këto kosto. Enti shqyrton kostot dhe i vlerëson ato si të arsyeshme apo të paarsyeshme. Pasi miraton tarifat për një vit të caktuar, Enti lë mundësinë që, në rast se kostot e energjisë rezultojnë më të larta se sa tarifat, kompania të kompensohet me një rritje tarifash në vitin pasardhës ndërsa në rast se kostot faktike rezultojnë më të ulëta, konsumatorët të kompensohen me një ulje tarifash për vitin pasardhës.

Këto rregulla funksionojnë në të gjitha vendet normale dhe mundësojnë nga njëra anë, që operatori i energjisë të mbulojë kostot e shërbimit dhe nga ana tjetër, që konsumatorët të mbrohen nga abuzimi i mundshëm i operatorit. Kjo bën që çmimi i energjisë elektrike ose të rritet ose të ulet, në varësi të kushteve të tregut, por probabiliteti që ai të qëndrojë në vend është shumë i vogël. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit, çmimet e energjisë gjatë këtij viti u ulën ose u rritën. Shqipëria ishte vendi i vetëm në listë ku çmimet nuk ndryshuan./BIRN

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot