Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 29, 2018

Shiu kalbi Shqipërinë, por e keni idenë se ç’na pret në korrik?

Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish mesdita do të rikthejë  reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Kryesisht më të prekura do të jenë zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje.

Era do të jetë  me drejtim jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë i forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max

Zonat  malore         11/20°C

Zonat e  ulëta           16/26°C

Zonat  bregdetare    17/26°C

Por, për gjithë ata persona të cilët do t’i nisin në muajin korrik ka lajme të mira për sa i përketë motit. Sipas Meteoalb, temeraturat do të shënojnë rritje, dhe moti do të dominohet nga kthjellime.

Reshje të pakta priten të pritet të ketë kryesisht në zonat malore, por nuk do të ndikojë në uljen e temperaturave, ku sipas parashikimeve pritet të shënojë 35°C.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot