Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 28, 2018

Samsung-u po na bën gjëmën pa e kuptuar

Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve në smartfonët e Samsung janë duke u përballur me një çështje të çuditshme.

Disa prej tyre kanë konfirmuar se e gjithë galeria e tyre e fotografive është dërguar në një kontakt të rastësishëm dhe pjesa më e frikshme është se i gjithë proçesi ka ndodhur pa lënë asnjë gjurmë.

Disa nga komentet e përdoruesve të Samsung lidhur me këtë ndodhi:

Pra…"S9s ka dërgua në mënyrë sporadike të gjithë përmbajtjen e galerisë së një personi tek një kontakt tjetër me anë të SMS-ve dhe ky proces nuk shfaqet në anën tuaj. Ndoshta do ishte me vlerë të kontrollono shkrimet në faqen e transportuesit tuaj sepse edhe mua më ka ndodhur me Note8-ën.”

"Natën e kaluar rreth orës 2:30, telefoni im më dërgoi tërë galerinë e fotove me mesazh, por nuk kishte asnjë regjistrim për këtë në aplikacionin “messages”. Sidoqoftë e zbulova nga logaritmi i T-mobile. Por pse duhet të ndodhte kjo?”

"Është konfirmuar, këtë e bën aplikacioni “Messages” i Samsung!”

Ky gabim thuhet se u shfaq pas një përditësimi të fundit të aplikacionit të mesazheve. Pra, pavarësisht nga pajisja Samsung që po përdorni si dhe nga transportuesi juaj, do të prekeni nëse e keni përditësuar celularin tuaj.

Zgjidhja e vetme e përditshme aktualisht e disponueshme është të mohoni qasjen e ruajtjes në aplikacion. Për këtë duhet të shkoni te Settings-> Apps -> Samsung Messages -> Permissions-> Storage.

Deri më tani Samsung nuk ka reaguar për këtë problem që është shfaqur tek përdoruesit e tij.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot