Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga foltorja e
Kuvendit, teksa nuk ka nguruar të quajë budallenj deputetët e opozitës. Rama
tha se inteligjenca është e kufizuar, por nuk kupton se si Zoti nuk e ka
kufizuar budallallëkun.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë i cilësoi edhe një herë
esadistë opozitarët, teksa tha se po i hap rrugë budallallëkut.
Ai u shpreh:
Inteligjenca është e kufizuar. Pse o Zot e le budallallëkun
pa kufij?! Këta janë një tufë esadistësh që nuk bëjnë asnjë gjë tjetër veçse
baltosin Shqipërinë ku të munden e nxjerrin nga goja 1001 budallallëqe. O zot,
pse nuk e kufizove budallallëkun? Budallallëkut pa kufij unë tani po i hap
rrugë".
No comments:
Post a Comment