Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 26, 2018

Qeveria mbledh arkivolet e qytetarëve: Ata që vdesin nuk do i varrosni më por ...

E çuditshme, por e vërtetë në Kinë është ndërmarrë një fushatë për dorëzimin e arkivoleve dhe thuhet se që nga 23 qershori më shumë se 5 mijë banorë rezidentë në juglindje të provincës Xiangi kanë dorëzuar arkivolet e tyre me detyrim.

Kjo mbledhje e arkivoleve vjen pasi Kina po përpiqet që të ndryshojë perceptimin tradicional sa i takon ceremonisë së varrimit duke inkurajuar qytetarët që të djegin trupat e të vdekurve.

Sipas agjencisë kineze Xinhua, qytetarët shpenzojnë shumë me varrimet tradicionale, nuk kujdesen për burimet natyrore dhe gjithashtu nuk kursejnë as hapësirën e tokës me varrimet, ndërsa me metodën “kremim”, ku trupi i të vdekurit digjet nuk kërcënohen burimet natyrore, ka më shumë tokë të lirë dhe qytetarët nuk shpenzojnë.

Po sipas kësaj gazete javën e shkuar janë parë tre kamionë që shkojnë e vijnë nga qytetit Gao’an për të mbledhur arkivolet e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre.

Pra si duket kinezët i parapërgatitin vetë në mënyrë tradicionale arkivolet dhe i mbajnë nëpër banesat e tyre. Sakaq, sipas gazetës Global Times, banorët që dorëzojnë vetë arkivolet shpërblehen me një shumë prej 2000 yuan (308 dollarë) për çdo arkivol, një shumë tejet e vogël krahasuar me vlerën reale të arkivolit.

 

Por ka pasur edhe qytetarë që kanë dalë kundër kësaj reforme, duke u shprehur se marrja e arkivolit është dhunim dhe lëndim emocional.

Megjithatë në Kinë prej vitesh flitet për problemin e gjetjes së një hapësire për varre të reja, aq sa ka edhe varre familjare me kate dhe kjo është arsyeja pse Kina ka ndërmarrë një plan 5-vjeçar për zgjidhjen e këtij problemi.

Qeveria kineze promovon varrimin në det ose varreza poshtë pemës, ndërsa në  zonat urbane është paraqitur ideja e varreve vertikale apo varre më të vogla se përmasat e trupit të vdekur, gjithnjë duke i mëshuar më shumë idesë së djegies së trupit.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot